Categories Lajme

Tentoi të vriste dy turq, arrestohet 43-vjeçari me tre identitete

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2014, 43-vjeçari me tre identitete (B. Q., B. M., ose B. H.,) në Gjermani, dyshohet se ka tentuar të vrasë me thikë, dy shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë.

Njoftimi i policisë;

Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Tentoi të vriste me thikë, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Convert”, 43-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Convert”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen “1 Maji” dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

-B. Q. alias B. M. alias B. H., 43 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në vitin 2014, në Gjermani, ka tentuar të vrasë me thikë, 2 shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME