Categories Lajme

Pas Krujës, probleme me ujin në Sauk, banorët: Ujërat e zeza bashkohen me të bardhat

Banorët e Saukut kanë ngritur shqetësimin e ujërave të zeza në zonë. Ata janë shprehur se këtë shqetësim e kanë bërë të ditur dhe te UKT mirëpo nuk kanë marrë asnjë reagim nga drejtoria.

Një ndër problemet e tyre është mungesa e ujit, i cili vjen për pak orë gjatë ditës si dhe bashkimi i ujërave të zeza me të bardha. Ata kanë frikë se mos helmohen ashtu si banorët e Krujës.

DEKLARATA E BANORËVE:

Ka bashkim të ujërave të bardha me ato të zeza. Ne edhe mund të helmohemi sepse është shumë pisllëk, mund të dalë ndonjë sëmundje. Kjo situatë ka 3-4 vite dhe nuk është marrë asnjë lloj mase. Në dijeninë time, Veliaj nuk ka ardhur.

U tregoj edhe atyre të ujësjellësit, u them, ja shihni ujin, a pihet ky? Ne I paguajmë rregullisht faturat nga 25 deri në 30 mijë. Atë që do të shpenzoj, e paguaj unë. Po tani kam frikë se mos më ikën uji se po laj tapetin. Situata e banorëve të Saukut është e ngjashme me ato të Krujës, të cilët u helmuan për shkak të baktereve që janë gjetur në ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME