Categories Politike

Eksperti amerikan: Kurti dhe Vuçiç duhet të hartojnë një rrugë të re pajtimi

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç duhet që ta mirëpresin dialogun e rinovuar për të cilin po insistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke komentuar thirrjen e SHBA-ve për implementimin e Asociacionit, Ben Meir ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të përfitojnë shumë nga ky proces.

Sipas tij, ndonëse s’ka pajtim për njohjen reciproke, dy liderët duhet të hartojnë një rrugë të re pajtimi.

“Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë ‘Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Këtu përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe’. Fakti që SHBA dhe BE po i shtyjnë të dyja palët të përfshihen në një dialog të ri është shumë i rëndësishëm.

Unë besoj se si Vuçiç ashtu edhe Kurti duhet ta mirëpresin një dialog të tillë të rinovuar duke qenë se të dyja palët mund të përfitojnë shumë nga bashkëpunimi. Edhe pse ata nuk bien dakord për përfundimin e lojës – njohjen e ndërsjellë – ata megjithatë mund të bien dakord të hartojnë një rrugë të re pajtimi,” ka shkruar ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME