Categories Lajme

Pas mjekëve dhe trurit të vendit, Gjermania mund ”të na marrë” dhe ushtarakët

A do ta mbrojnë të huajt së shpejti Gjermaninë? Me sa duket Bundeswehri po mendon të angazhojë qytetarë nga vendet fqinje si ushtarë. Por kërkesa të tilla nuk gjejnë fort mbështetje.

Mungesa e forcave të kualifikuara nuk ndalet as para frontit të trupave. Sipas një raporti të medias, Bundeswehr (Ushtria gjermane) po shqyrton mundësinë e rekrutimit të ushtarëve profesionistë nga shtetet e tjera të BE-së. Rekrutimi i qytetarëve të BE-së për aktivitete të veçanta është “një opcion” që do të shqyrtohet, e citon Inspektorin e Përgjithshëm të Bundesëehr, Eberhard Zorn, grupi mediatik Funke .

 “Ne po flasim këtu për shembull për mjekët ose specialistët e IT-së”, tha oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane. Në kohën e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, Bundesëehri duhet “të shikojë në të gjitha drejtimet dhe të përpiqet për brezin e ri të duhur “.

Reagime të përmbajtura

Sipas grupit mediatik Funke, qeveria federale tashmë ka konsultuar partnerët e BE-së në lidhje me planet e saj. Shumica e shteteve reaguan me kujdes, sidomos evropianolindorët. Kështu Bullgaria ishte e shqetësuar për marrjen dhe emigrimin e qytetarëve të saj.

Në Gjermani, sipas raportit jetojnë rreth 530,000 qytetarë të BE-së midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilët do të ishin një potencial shtesë për rekrutimin e Bundesëehrit. Komisioneri i mbrojtjes, Hans Peter Bartels (SPD) i tha grupit mediatik Funke se rekrutimi i të huajve të BE-së do të ishte “një lloj normaliteti”.

Ushtria gjermane tashmë ka “shumë ushtarë me sfond migrimi ose shtetësi të dyfishtë”. Por, do të ishte një “iluzion” për ta pranuar se qytetarët e BE-së do të ishin zgjidhja e problemeve të personelit të trupës.

203,000 ushtarë si qëllim

Edhe pa fillestarë nga vendet e tjera të BE-së, numri i ushtarëve të Bundesëehrit po rritet përsëri. “Ne arrijmë në fund të këtij viti shifrën e 182.000 ushtareve dhe ushtarëve, që është 2.500 më shumë ushtarë profesionistë dhe kohë se një vit më parë dhe një plus prej 6.500 në krahasim me mesataren e 2016-tës”, i tha gazetës „Rheinische Post, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU).

Me dymbëdhjetë për qind të grave, është arritur një nivel i ri. Sa e madhe do të duhet të bëhej ushtria gjermane, është “e varur nga gjendja e sigurisë dhe detyrat pasuese për trupat”, tha von der Leyen. Planifikimi aktual i personelit afatmesëm parashikon arritjen e shifrës së 203,.000 ushtarëve deri në vitin 2025, duke përfshirë shumë forca të reja të tilla si siguria kibernetike ose projektet në kuadër të mbrojtjes brenda Bashkimit Evropian.DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME