Categories Lajme

Pas një beteje të vështirë me covid, ndërron jetë avokati dhe intelektuali i njohur shqiptar

Pas betejës së vështirë me Covid-19, Avokati, Astrit Osmani nuk ja doli të mposhtë betejën me koronavirusin.  Osmani ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare, lajmin e bënë të ditur familjarët e tij në rrjetet sociale. Sikur të mos mjaftonte kjo tragjedi, pas disa orësh ndërroi jetë edhe i vëllai i tij, Arjan Osmani. Shkak i situatë nga kovidi, protokolli nuk i lejon që të mbahen ceremonitë mortore, por ata përcillen nga familjarët drejtë banesës së fundit. Rrethi familjarë ka bërë një jetëshkrim mbi jetën dhe veprimtarinë e avokatit dhe intelektualit.

Astrit Osmani.Eulogji/ Ka ndërruar jetë pas një betejë të vështirë me Covid-19, Avokati dhe Intelektuali Astrit Osmani. Astrit Osmanin shumë prej jush mund ta kenë njohur nëpërmjet profesionit të tij, si Avokat apo Ekonomist, apo nga pozicionet që ka mbajtur gjatë jetës së tij si Kryetar i Bordit Drejtues të Qendrës “Bashkimi i Vlerave Intelektuale”, Drejtor Drejtorie në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Drejtor i Institucionit të Riedukimit nr.325 Tiranë.

Av. Osmani besonte se jeta e njeriut vlerësohet nga arsimi që ka kryer, punët që ka bërë dhe komunikimi që ka patur me njerëzit e tjerë. Për këto arsye edhe pas përfundimit të arsimit universitar ai nuk ndali kurrë së mësuari si mbi profesionin duke marrë pjesë vazhdimisht në seminare profesionale, ashtu edhe mbi fusha të tjera që i studionte me pasion. Me dëshirën e mirë për ti ndarë dijet e grumbulluara në vite të tëra lexim e studim solli pranë nesh edhe një vepër të shkruar në fushën e psikanalizës juridike, librin “Superego e Seksit Të Ndaluar”.

Pavarësisht se ai i ka përmbushur të tre komponentët që vlerësonte në jetë, mund të themi me bindje që më shumë ka shkëlqyer në atë të komunikimit me njerëzit. Të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Av.Osmanin kanë patur fatin e madh të komunikojnë me një njeri të rrallë, nga ata që ta shënojnë jetën përgjithmonë. Ai ishte një forcë pozitive në jetën e të gjithë atyre që e rrethonin, duke shërbyer shpesh si mbështetje për ta. Ai e shijonte jetën në çdo çast të saj. I pëlqente të udhëtonte dhe shpesh i përfshinte familjarët e miqtë në udhëtimet e aktivitetet e tij, duke u injektuar kështu edhe atyre këtë mentalitet. Ky pozitivitet do ta shoqëronte deri në ditët e fundit në çdo komunikim me familjarët e miqtë.

Ai e vlerësonte shumë familjen dhe rrënjët e tij, aq sa u ka dedikuar atyre një libër të tërë të cilin e përfundoi, por fatkeqësisht nuk arriti ta botonte. Ishte veçanërisht krenar që ishte nipi i Xhevdet Kofinës, “Mësues i Popullit”. Ishte një bashkëshort i mrekullueshëm për bashkëshorten e tij, megjithatë kryevepra e jetës së tij mbetet vajza e tij e vetme Egi, të cilës i ka trashëguar jo vetëm tiparet por edhe  shpirtin e tij të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME