Categories Lajme

Pas sherrit e goditi qëllimisht me makinë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, pranga edhe 7 personave të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin L. T., 34 vjeç, banues në Dibër, pasi në rrugën “Kastriotët” është konfliktuar me shtetasin H. H..

Pas konfliktit ai e ka goditur atë qëllimisht me automjet.

Po ashtu: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. L., 35 vjeç, dhe A. S., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jul Bonati”, ka kryer punime, pa lejen e organeve përkatëse.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– B. A., 49 vjeç, S. C., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– A. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– A. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja D. V., 26 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja M. V., 23 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
–
Në fshatin Vaqarr, Tiranë, në një pikë karburanti në afërsi të Urës së Beshirit, dy pesona të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë xhiron ditore, dhe më pas janë larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME