Categories Lajme

Video/ Shkrumbohet banesa në Burrel, katër anëtarët e familjes apel për ndihmë

Një banesë u shkrumbua plotësisht mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen e re të qytetit të Burrelit. Flakët dogjën gjithçka kishte brenda në banesë me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bërë nga shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Matit.

Gazetari Enver Doçi bën me dije se familjarët tregojnë se flakët kanë nisur nga çatia e cila për shkak se ishte me konstrukt druri, janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. Në momentin e rënies së zjarrit një nga vajzat e familjes ka qenë në gjumë, ndërsa është shpëtuar nga xhaxhai i saj.

Trëndafile Frisku thotë se ajo vetë nuk ishte në banesë në momentin e rënies së zjarrit, ndërsa kur ka ardhur ka parë që gjithçka kishte brenda ishte shkrumbuar totalisht.

Kryefamiljarja Trëndafile Frisku shprehet se ndërhyrja me zjarrfikëse ka qenë e shpejtë por ka qenë e pamundur të shpëtohet djegia e banesës pasi flakët ndihmoheshin edhe nga era e fortë. Ajo ju bën apel të gjitha instancave shtetërore, OJF-ve dhe kush ka mundësi ta ndihmojnë pasi ka mbetur në qiell të hapur në stinën e ftohtë të dimrit.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkandijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet. Po ashtu, specialistët e Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Mat, kanë nisur punën për të bërë bilancin e dëmit të shkaktuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME