Categories Lajme

Të dënuarit shqiptarë në burgun e Korfuzit në grevë urie, 2 prej tyre në gjendje kritike

Të dënuarit në burgun e Korfuzit në Greqi prej një jave ndodhen në grevë urie. Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, të cilët në një intervistë për News24 nga qelia Korfuzit ankohen për kushtet e këqija që përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.

Ata shprehen se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet dhe pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri. Sipas tyre po diskriminohen sepse janë shqiptare.

Të burgosurit shqiptare i bëjnë apel edhe shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke që kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.

“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin. Vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Grekëve lejen ua japin direkt. Ministri i Drejtësisë të bëjë lëvizje. Nuk i çojnë letrat tona.”, deklarojnë ata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME