Categories Showbiz

Pas sherrit për filmat, Ermal Mamaqi i bën një ftesë të hapur Bes Kallakut

Pas sherrit të bujshëm mes Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit, duket se ky i fundit nuk e mban mëri mikun e tij. Aktori i humorit, tashmë biznesmen, tha se ka ftuar Kallakun në premierën e filmit të tij “I love Tropoja”. Mamaqi shtoi shpreson që Besi t’ia pranojë ftesën duke theksuar se nuk ka asgjë që i ndan.

“Po  patjetër që e kam ftuar dhe shpresoj që të vijë. Nuk ka asgjë që të na ndajë,”- tha Mamaqi në emisionin Wake Up.Ermali zbuloi edhe kostot e “I love Tropoja”, duke thënë se deri tani ka shpenzuar 700 mijë euro për realizmin e këtij projekti. Ndërsa theksoi se ky është trefishi i shpenzimeve që bëri për “2 gisht mjaltë”.

“Kostot janë relativisht të larta dhe është bërë një investim për këtë film. Ai ka kushtuar mbi 700 mijë euro deri tani sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova, Turqia dhe teknologjia është e nivelit të lartë. Ka kushtuar 3 herë më shumë se ai “2 gisht mjaltë,”- u shpreh ai.Kujtojmë që sherri mes tyre filloi pasi Besi bëri një krahasim të dy filmave të tyre “Falko” dhe “I love Tropoja” si edhe aktorëve në secilin film.

Pas Besi tha se Ermali bën më shumë biznes se humor në emisionin “Shiko kush Luan” debati u zhvendos në mediat sociale. Të dy replikuan me njëri-tjetrin, por mesa duket Ermali e ka hedhur pas krahëve gjithçka. Gjithashtu ai ka pranuar se e pa filmin “Falko” të Besit duke shtuar se shkoi në kinema për të mbështetur shokun e tij. Të shohim nëse Besi do jetë apo jo në premierën e filmit të Ermalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME