Categories Lajme

Policia kërkon lënde narkotike për të stërvitur qentë

Ministria e Brendshme i është ankuar prokurorit të përgjithshëm lidhur me prokurorët pasi sipas tyre se nuk u ka vënë në dispozicion drogë për qentë. Kërkesa i është dërguar Kryeprokurorit, Olsian Çela, ndërsa ky i fundit ia ka përcjellë kërkesën Prokurorisë së Tiranës.

Tirane- Ministria e Brendshme nëpërmjet një shkrese i është ankuar Prokurorisë së Përgjithshme për mungesën e lëndës narkotike të nevojshme për të trajnuar qentë e policisë.
Ministria e Brendshme ankohet ndaj prokurorëve se nuk u ka vënë në dispozicion drogë për qentë. Për këtë arsye, Kryeprokurori Olsian Çela u ka dërguar një letër drejtuesve të prokurorive në rrethe për të pasur me tepër bashkëpunim me uniformat blu.

Kryeprokurori Çela u ka kërkuar prokurorëve që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me policisë për të gjitha rastet për t’i informuar mbi çështje ku janë sekuestruar lëndë narkotike, që të mos asgjësohet, por t’u vihet atyre në dispozicion.

Qentë çdo ditë bëjnë stërvitje për të mos humbur aftësitë apo reflekset. Ata duhet të jenë në kontakt me drogën, kufomat, eksplozivin apo eurot, në mënyrë që të mos harrojnë erën e tyre. Kur dalin në aksion, qentë e dinë se çfarë duhet të kërkojnë. Në momentin që ai ndien erën e drogës dhe lëndëve të tjera, që është specializuar, ulet aty dhe nuk lëviz deri sa policia ta gjejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME