Categories Lajme

Pas Shqipërisë, Macron zemëron bullgarët, “shpërthejnë” reagimet: Askush s’i jep të drejtë të fyejë popullin!

Bullgaria ka reaguar me ashpërsi ndaj një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron për “bandat bullgare” të shprehur në një intervistë për revistën franceze.Pas pakënaqësisë që u shkaktua në Ballkan, për Jo-në e Francës e qëndrimin pritës të presidentit, Emannuel Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, tani presidenti francez zemëron bullgarët.Një deklaratë e Macron vihet në qendër të mediave bullgare e shoqëruar me reagime nga politika.“Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar”, është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimi Karakatshanov të shtunën në televizionin privat bullgar, bTV në Sofje.Sipas agjencisë së lajmeve, dpa të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, “Valeurs Actuelles”, presidenti francez kishte theksuar, se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë. „Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, citohet presidenti francez.

Kritikët: Macron pozicionohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze.Ndërkohë edhe ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.
Kritikët e akuzojnë presidentin francez, shkruan dpa, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen.Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi, se do të rikandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME