Categories Lajme

Pas turqve, në Rinas e pësojnë edhe shqiptarët/ Drejt Sllovenisë me skemën e dy pasaportave

Pa kaluar 24 orë nga ndalimi i katër turqve të cilët me skemën e dy pasaportave një origjinale tek policia kufitarë dhe një të falsifikuar tek avioni, Policia e Rinasit dhe departamenti i trafiqeve pranë kufirit kanë kapur 4 shqiptarë. Report Tv mëson se të arrestuarit në të njëjtin orar kishin zgjedhur të udhëtonin Tiranë-Lubjanë e disa prej tyre me tranzit nga Lubjana në Paris.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë të bagazheve dhe sendeve personale u janë sekuestruar karta identiteti italiane të falsifikuara. Kjo skemë trafikimi apo kalimi në mënyrë të paligjshme të kufirit në vendet e BES është zbuluar nga agjentët e policisë kufitare në Rinas dhe prej disa javës janë shtuar masat e sigurisë.

Ky fluks sqaruan burimet vjen pasi trafikantët kërkojnë të përfitojnë nga numri i lartë i udhëtarëve për të humbur gjurmët teksa hipin në avionë. Por një numër i shtuar i efektivëve që merren me sektorin e trafikimit të qenieve njerëzore janë instaluar në Rinas dhe po kryejnë kontrolle të shtuara.

Të arrestuarit pasditen e djeshme me destinacion Lubjanën e më pas Parisin janë A.Culaj, F.Loshaj. K.Agolli, dhe një vajzë me iniciale CH.B. Numri i të kapurve në Rinas deri më tani arrin në 14 shtetas pjesa më e madhe e tyre Turq dhe Shiptarë të cilët me pasaportën e tyre origjinale kalojnë kontrollin policor e më pas ndërrojnë avionët apo kur paraqiten në zonën e BE përdorin dokumentet e falsifikuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME