Categories Lajme

Pasojat e koronavirusit, në Wuhan dyshohet për…

Rritja e nivelit të dioksidit të squfurit në ajër i identifikuar në rajonin e Wuhanit në Kinë, ka ngritur dyshimet se atje po digjen kufomat e pacientëve që kanë vdekur nga koronavirusi. Ky nivel i dioksidit të squfurit rritet në ajër kur ka djegie të materialeve organike.

Të paktën kështu po raportojnë disa media ndërkombëtare, të cilat po pretendojnë se Kina ka organizuar krematoriume masive për trupat e vdekur nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se Kina është duke mbajtur të fshehtë numrin e personave të prekur nga sëmundja dhe po ashtu numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Madje ka pasur edhe studime shkencore të cilat pretendojnë se numri i të sëmurëve është shumëfish më i lartë bazuar në transmetimin e sëmundjes gjatë kohës së inkubacionit. Një punëtor i një krematoriumi në Wuhan ka deklaruar se nevojiten të paktën 100 thasë për kufoma në ditë. Këto trupa mblidhen nga tre spitalet kryesore në Wuhan, si dhe nga qendra më të vogla spitalore dhe ordinanca private.

“Që nga 28 janari, 90 për qind e stafit jemi duke punuar 24/7. Nuk na lejojnë të kthehemi në shtëpi”, citohet të ketë thënë Yun, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Shneta.

Ai ka deklaruar se të gjitha dhomat ku kryhet procedura e krematoriumit janë duke punuar 24/7 në Wuhan. Yun ka treguar se nuk mund të hanë dhe as të pinë për kohë të gjatë brenda ditës për shkak se duhet t’i kursejnë kostumet mbrojtëse, pasi i njëjti nuk mund të përdoret pasi të hapet për nevojat personale.

Anëtarët e familjes së të vdekurve nuk lejohen t’ia japin lamtumirën e fundit, për shkak të rrezikut nga infektimi me virusin. Deri më tani janë regjistruar mbi 1115 vdekje në Kinë dhe mbi 45 mijë të prekur nga sëmundja. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME