Categories Lajme

Pasojat e tërmetit/ Hetime për të dokumentuar përgjegjësit e çdo krahu, opozita inekzistente në detyrën e saj

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një videomesazh se  “ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet e policisë kriminale me prokurorinë për të dokumentuar përgjegjësit e çdo krahu e niveli për dëmet e shkaktuara si pasojë e abuzimeve në ndërtim. “Sot janë kryer arrestimet e para, hetimet vazhdojnë pa pushim dhe mos dëgjoni ju lutem ato që gam-gamosin përnatë nëpër tendat mediatike duke u çjerrë me çehren e vrarë, pse nuk ka arrestime. Nuk dinë se si është puna, s’dinë gjë tjetër, veç llafeve ulur në kolltuqet e atyre tendave ku mblidhen si burrat e vjershave të Andon Zako Çajupit”, tha Rama.

“Një merak dua ta ndaj me ju. Arsyeja pse po ju shqetësoj me këtë mesazh. Siç e keni parë, opozita ka qenë inekzistente në detyrën e saj, përveç daljeve rutinë të Lulzim Bashës të cilin e përshëndes edhe tani, edhe një herë, dashamirësisht, për një vetëpërmbajtje në momentet tejet të vështira për njerëzit, ku u përpoq të mos bëhej i tepërt me fjalorin e rëndë të politikës së tij të përditshme. Por ama, nuk mund të mos e kritikoj, me keqardhje, për refuzimin e përsëritur dhe absurd, që të japë së bashku me opozitën një dorë në këtë situatë, duke u ulur në tryezën e bashkëpunimit me njerëzit dhe për njerëzit. Nuk e di pse refuzon, por di që refuzimi në këtë situatë është mungesë e plotë e përgjegjësisë”, theksoi ai.

“Meraku im është që opozita, hë për hë njerëzit rrotull Lulzim Bashës ka nisur të japë shenjat e para të një lufte të egër balte, ku me sa duket do të përpiqet dita-ditës të përdorë gjuhën e baltës për t’ju helmuar dhe mërzitur si zakonisht me gënjeshtra, akuza, shpifje, apo gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtra më të mëdha në fakt, siç thotë edhe një fjalë e mençur. Po kjo është puna e tyre dhe e Bashës që me siguri do e marrë shpejt flamurin e asaj lufte. Unë nuk dua të merrem me ta dhe nuk do të merremi me ta. Pra do të përpiqem të mos lejoj edhe që edhe njerëzit rreth meje të merren me ta. Se unë dhe të gjithë ne duhet të merremi me sfidën jashtëzakonshme që na ka vënë përpara Zoti apo natyra duke na goditur të gjithëve si s’ka më rëndë, por edhe duke na dhënë një mundësi të jashtëzakonshme që të ngrihemi së bashku përtej politikës, përtej vetvetes. Pra, duhet dhe do të ngrihemi edhe përtej vetvetes duke dhënë maksimumin sa më njerëzisht, sa më shqiptarisht për ata fatkeqë që u dëmtuam më shumë se ne të tjerët, për njëri-tjetrin dhe për fëmijët tanë padyshim dhe kështu për vendin tonë i cili duhet të dalë shumë më i fortë pas tërmetit”, u shpreh kryeministri.

“Nuk dua t’ju rrokanis kokën me shumë llafe por dua t’ju siguroj vetëm për një gjë që ka rëndësi për të gjithë. Unë do të bëj çmos që çdo qindarkë e angazhuar për këtë sfidë të shpenzohet me mençuri dhe ndershmëri do të bëj çmosin që transparenca të jetë maksimale dhe këtu besoj që do t’ja dalim edhe falë edhe Komitetit Kombëtar të Rindërtimit ku jemi bashkuar përtej politikës, pa dallim feje pa dallim bindjesh apo dakortësisht që mund të kemi në ditë të zakonshme për shqiptarët e goditur nga fatkeqësia natyrore. Do të bëj çmosin që këtë krizë të madhe të shkaktuar nga kjo fatkeqësi ta kthejmë në një mundësi të madhe për të krijuar shembuj kuptimplotë të Rilindjes Urbane e Sociale duke u bërë bashkë”, tha kryeministri Rama.

“Juve ju lutem vetëm që të keni besim dhe sa më shumë durim dhe për çdo akuzë që do të dëgjoni jo u vodh këtu jo u vodh ajo, të jeni të bindur se unë do të kërkoj verifikimin dhe argumentimin e saktë nga ana jonë, të çdokujt që mund të akuzohet apo çdo gjëje që mund të vihet në akuzë dhe nëse ka vërtetë bazë, do merren masa që çdo abuzues të shporret nga radhët tona dhe të shkojë në duart e drejtësisë nëse kjo do të jetë ajo që meriton dhe çdo abuzim të adresohet. Por, ju lutem mos bini pre e baltës së përditshme që mesa duket do të rrjedhë lumë dhe mos prisni nga unë dhe na të merremi me përgënjeshtrimin e përditshëm të çfarë do të nxjerrë gjuha e baltës në javët dhe muajt në vijim. Kini durim dhe besim ne së bashku do të bëjmë histori, përfundoi Rama. /e.xh/r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME