Categories Lajme

Pasojat e tërmetit në Tiranë, familja prej dy muajsh jeton në çadër

Pavarësisht premtimit të qeverisë për lehtësim të procedurave të lejeve të ndërtimi për familjet e prekura nga tërmeti, familja Guri në fshatin Varosh ende nuk e ka siguruar një të tillë ndërsa prej dy muajsh jeton në çadër. Ata kanë hequr dorë nga ndihma e shtetit ndërsa kërkojnë leje për një objekt pranë shtëpisë ku të strehohen. 

Kështu deklaroi kryebashkiaku Erjon Veliaj pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në shtator. Edhe pas dy muajsh familja Guri në fshatin Varosh jeton nën këtë çadër, e vetmja ndihmë e ardhur për ta. Prej asaj dite askush nuk është kujtuar dhe jo vetëm për ndihmë financiare.

Në mungesë të kësaj kryefamiljari ka kërkuar të marrë leje për ta ndërtuar me financat e veta. Por sërish është përballur me heshtje nga bashkia e Tiranës, ndërsa i ftohti tashmë ka trokitur Dy bashkëshortët i druhen një lëkundjeje tjetër, si ajo e kësaj të diele me 3.6 ballë, pasi sipas tyre, me pak goditje tjera shtëpia mund të shembet plotësisht.Këtu kalojnë pjesën më të madhe të kohës, ndërsa shprehen se është e vështirë për të qëndruar tashmë që dimri po afron.

Varoshi në mes të gjelbërimit është zonë e harruar nga Kryebashkia. Ndonëse vetëm 20 kilometër larg nga bashkia,  automjetit i duhen më shumë se 1 orë për të mbërritur. Në rrugë është investuar pjesërisht e më pas duhet të përballesh me gropa, gurë e baltë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME