Categories Lajme

Pasojat e tërmetit shkatërrimtar/ Edi Rama në një linjë me Metën: Prokuroria të nxjerrë fajtorët

Kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave iu ka bërë sërish thirrje kompanive të rregullojnë dëmet e shkaktuara në godinat e ndërtuara prej tyre.

Shefi i qeverisë zbuloi mesazhin që i kanë dërguar disa përfaqësues firmash, ku i kanë treguar se janë të falimentuar dhe nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kryeministri në këtë pikë ishte i prerë duke mos pranuar arsyetimet e tyre.

“Urojmë që prokuroria e përgjithshme të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë.

Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj-lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund t’i humbin të dyja.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Kulturës, që është e përfshirë në Komitetit Kombëtar të përgatisin një akt për të filluar transformimin e Porto Romanos, e cila është një zonë skandali prej vitesh në një park të madh për Durrësin.

Buxheti i programit të Komitetit të Rindërtimit do të këtë një zë të veçantë, që të dalim nga kjo situatë post-katastrofike.

Jetën nuk e kthejmë dot më, por njerëzit që kanë humbur shtëpitë do i rregullojmë. Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për vitin e ri si qytetet e tjera”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME