Categories Lajme

Zbardhet fatura/ Tërmeti i parë, si u zvarrit riparimi i dëmeve. Tenderat, dy muaj vonesë për fondet

Zbardhet fatura financiare e qeverisë për dëmet e shkaktuara në tërmetin e parë, atë të datës 21 shtator.

“Open Data Albania” thotë se bëhet fjalë për gati gjysmë miliardë lekë ose 3.7 milionë euro që ka akorduar qeveria për riparimin e 233 banesave në qytetet: Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamzë. “Qeveria Shqiptare ka dhënë për tërmetin e 21 Shtatorit 457 722 940 (Katërqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e njëzet e dy mijë e nëntëqind e dyzet) lekë për rikonstruksion dëmi në banesa (shtëpi), në Qarqet Durrës dhe Tiranë”.

Por kjo shumë e ndarë veç nga qeveria, nuk u vu dot në punë për më shumë se dy muaj, për shkak se procedura për çeljen e fondit, vlerësimi dhe kontraktimi me tenderuesit që morën përsipër punimet, u zvarrit, edhe pse u bënë me negocim të drejtpërdrejtë.
Veç kostos financiare, “Open Data Albania” ka bërë publike edhe emrat e kryefamiljarëve (me iniciale) të banesave që duhej të riparoheshin në kohë. Pikëpyetja më e madhe në këtë mes lidhet me faktin se në listën e bërë publike, sa prej këtyre banesave tërmeti i 26 nëntorit ua dha goditjen përfundimtare, që në jo pak raste rezultoi në fatalitet?!

PROCEDURA E TENDERIMIT

Vetëm në datën 25 nëntor, një ditë para tërmetit të tmerrit, u njoftua përzgjedhja e kompanive që do të ndërtonin 233 banesat e verifikuara nga grupet e punës, të ngritura asokohe.

Ministria e Mbrojtjes, si dikaster përgjegjës për emergjencat civile, ka negociuar për përzgjedhjen e kompanive të ndërtimit që do të bënin riparimin e dëmeve.

Negocimet u bënë të ndara në katër lote. Loti I, për “Ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Durrës” ka një vlerë prej 100 505 333 lekësh; loti II “Ndërtim i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkitë Durrës dhe Krujë” parashikohet të riparojë dhjetëra banesa kundrejt një vlere totale prej 131 317 060 lekësh;

loti III “Ndërtim i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Shijak”, me 133 036 117 lekë dhe loti IV “Ndërtim i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkitë Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamzë”, që i ka kushtuar qeverisë 92 846 430 lekë.

Në kontratë nuk thuhet data e fillimit të punimeve, por ka një “date line” për përfundimin e tyre.

Qeveria ka specifikuar që brenda muajit dhjetor të gjitha familjet të hyjnë në shtëpitë e tyre të riparuara.

Nuk dihet se si do të arrihej kjo gjë, në një kohë kur vetëm para një jave janë shpallur emrat e katër kompanive fituese që do të bëjnë punimet dhe sakaq ende nuk figuron asnjë kontratë e lidhur.

Vëmendja e qeverisë tashmë është e gjitha e përqendruar në gjetjen e burimeve të financimit për rindërtimin e banesave që u shembën a dëmtuan rëndë në goditjen e madhe të datës 26 nëntor.

Vlera e mësipërme prej 457 722 940 lekësh për përballimin e dëmeve u gjenerua nga Fondet Financiare në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtoria e përgjithshme e Emergjencave Civile, në programin buxhetor “Emergjencat civile”, si dhe shuma prej 500 milionë lekësh që Këshilli i Ministrave i kaloi në programin buxhetor të “Emergjencave civile”.

Kujtojmë që kjo procedurë u zhvillua për tërmetin e parë. Dokumenti i tenderit flet vetëm për riparim dëmi. Nuk është e qartë nëse ka fond tjetër për strehimin e familjeve me shtëpi të pabanueshme./ Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME