Categories Lajme, Politike

PD: 534 drejtues të Policisë së Shtetit, ish-punonjës të sigurimit

“Po ikën Tetori por Vetting në  polici nuk ka, pasi 534 drejtues të lartë të policisë së Shtetit, janë verifikuar se i kanë shërbyer policisë, si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë”.

Kështu ka deklaruar deputeti Gent Strazimiri në një dalje për mediat.

Deputeti i opozitës tha se PD është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë pas një takimit të autoritetit të dosjeve Gentiana Sula me dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Veting në polici nuk ka pasi është verifikuar se 534 oficerë kanë shërbyer në strukturat e Sigurimit të Shtetit si drejtues apo spiunë. Është verifikuar gjithashtu se kupola e lartë e policisë së shtetit rezulton të jetë e lidhur kryekëput më organizatën më gjakatare të ish-vendeve komuniste, Sigurimin e Shtetit. Skandali po mbahet i fshehtë nga ministri Fatmir Xhafaj, një ish-hetues i rregjimit të diktaturës, por gjurmët e këtij skandali janë lënë në zyrat e autoriteit të dosjeve. PD është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë pas një takimit të autoritetit të dosjeve Gentiana Sula me dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ky i fundit është informuar zyrtarisht për 534 drejtues të rangut të lartë të policisë së shtetit si pjesë e sigurimit të shtetit. Situata alarmante e rikthimit të sigurimit në drejtim të policisë është bërë alarmante nga PD që në vitin 2014”.

Deputeti i kërkoi Gentiana Sulës në emër të opozitës të bëjë publike pa vonesë listën e 534 drejtuesve të lartë të shtetit.

“PD i kërkon Gentiana Sulës të mos bëhet vegël e sigurimit të shtetit por të bëjë publike pa vonesë listën e 534 drejtuesve të lartë të shtetit të lidhur me sigurimin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME