Categories Politike

PD akuza Veliajt: Tirana kryeqyteti më i ndotur në Europë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar studimin e fundit të “Numbeo”, ku sipas saj është tregues që Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë dhe për këtë ka bërë fajtor të drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Ajri i Tiranës, burim kanceri për qytetarët! Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë! Kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.

Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit.  Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate. Edhe rezultati është i matshëm, ajri më i ndotur në Europë.

Pemët propagandistike me ndonjë artist të sponsorizuar me paratë e bashkisë nuk mbulojnë dot dëmin që shkakton betonizimi i tejskashëm i kryeqytetit. Situata pritet të përkeqësohet nëse realizohen planet e bandës Rama-Veliaj, për kullat te teatri, kulla te biblioteka kombëtare, kullat te garda e republikës, kullat te teatri i kukullave!! Jo vetem vjedhin, plackisin pronën publike, pastrojnë paratë e pista por na rrezikojnë edhe jetën me betonizimin ekstrem të qytetit dhe ndotjen kancerogjene që shkaktojn”, shkruan Zhupa. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME