Categories Politike

PD sulmon Ramën për vilën në Surrel: Përdor gruan si ‘mburojë’

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me pasurinë që ai ka deklaruar. Në një dalje publike nga selia blu, zëdhënësja Ina Zhupa pohon se Rama nuk ka ndërmend që të plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë, pasi nga kjo çështje nuk ka para për të vjedhur.

Po ashtu Zhupa ne emër të PD tha se Rama deklaroi se toka ku u ndërtua shtëpia në Surrël ishte blerë dhe ndërtuar me kursimet e gruas.

Ndërkohë PD thekson se vlera reale e kësaj vile sipas ekspertëve të fushës është më e madhe se ajo që ka deklaruar Rama.

Deklarimi i pasurise se Rames

“Edi Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e studentëve, për një arsye të thjeshtë: aty nuk ka aq shumë lekë për të vjedhur. Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes Ligjit të Arsimit të Lartë dhe sot vetëm tallet me studentët. Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit: Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje, luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro. Sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro. Imagjinoni sa është shtuar pasuria e fshehur e Edi Ramës, pasi ka dhënë çdo gjë me koncesion tek një grusht klientësh të oborrit të Surrelit.

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.

Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro. Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro. Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja përse Edi Rama votoi kundër vettingut të politikanëve. Ndërsa përdorimi si mburojë politike e gruas së tij është prova e degradimit të një kryeministri që e ka përdorur pushtetin për të varfëruar edhe më shumë shqiptarët, për t’i detyruar të largohen të pashpresë nga vendi dhe për t’u pasuruar me babëzi e lakmi të pafundme për vete. Është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t’i dale për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm në të cilin jeton!”, tha Zhupa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME