Categories Sport

Vonesa e Danilo Alvesh, klubi i futbollit Flamurtari i ka dërguar letër FIFA-s

Vonesa e Danilo Alvesh. klubi i futbollit Flamurtari i ka dërguar letër FIFA-s dhe vetë lojtarit për këtë vonesë. Lojtari sot duhej të ishte në stërvitje me Flamurtarin. Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi flet njëkohësisht edhe për situatën aktuale tek Flamurtari,lidhur edhe me atë që në skuadër ka vonesa pagash, apo lojtarë që kanë deklaruar se do të largohen nëse nuk marrin pagat. Situata tek Flamurtari është normale, ka theksuar Idrizi. Mund të kemi cdo lloj problemi, por jo per pagat. Kush ka pretendime te tilla ti drejtohet me një leter klubit. Për Alvesh për cdo dite vonesë do të marrë gjobat e përcaktuara. Tek Flamurtari nuk ka asnjë lojtar që i është drejtuar klubit për pagat. Me përgjegjësi të plotë ka vonesa nje apo dy muaj, por ka edhe pagesa 30% parapagim .

Eshtë një histori më e gjerë, lidhur me atë cfarë pranohet se ka një, apo dy muaj vonesë pagash, gjithcka lidhet edhe me privatizimin. Nëse klubi do të ishte privat ,të jeni të sigurtë se këto vonesa nuk do të ishin. Lojtarët kanë  kërkuar pagat. Nga ana ,ligjore dua vetëm një letër që i është drejtuar një lojtar klubit për pagat e prapambetura. Nuk ka asnjë gjë të tillë, gjithcka është normale. Ndërsa faza përgatitore Idrizi nuk ka munguar edhe batutën, pavarsisht se nuk ka deklaruar nëse skuadra do të vendoset jashtë vendit. Me batuten e tij ka theksuar se skuadra do të vendoset tek pylli i sodës apo në Leskovik. Administratori Idrizi ka pranuar se tek Flamurtari ka një apo dy muaj vonesë me pagat, por duke mohuar kategorikisht faktin se ka probleme, apo lojtarë që i janë drejtuar klubit për të kërkuar pagat, duke pranuar se pjesa me e madhe kanë marrë tashme 30% parapagim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME