Categories Politike

‘PD vepronte përmes bandash’, Tritan Shehu i përgjigjet Nexhmije Hoxhës: ‘Zonja e Zezë’ vazhdon të trillojë

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu i është përgjigjur Nexhmije Hoxhës për ato që ajo shkruar për Partinë Demokratike në librin e fundit të saj.

Ai thotë se Nexhmije Hoxha guxon të trillojë dhe të njollosë lëvizjen demokratike të vitit 1991 por paketa që propozoi dhe u miratua në Kuvend vetëm në dhjetor të 2019, Paketa Anti- Shpifje nuk e ndalon gruan e ish- diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha duke hedhur akuza se ky ligj i jep zë ‘xhelatëve’ dhe dishepujve dhe i mbyll gojën popullit.

Nexhmije Hoxha thotë në librin e saj se synimi kryesor i PD në 1991 ishte konfliktualiteti, duke ndërmarrë veprime të dhunshme dhe duke vepruar mes bandash gjë që sipas saj solli rritjen e krimit, paligjshmërisë dhe përplasjes me forcat e rendit, dhe për këtë fajtor kryesor bën ish- kryeministrin dhe ish- kryetarin e PD Sali Berishën.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Ligji “anti shpifje” i Rames nuk ndalon Nexhmije Hoxhen te hedhe balte mbi levizjen demokratike”!
”Zonja e Zeze” guxon te shpife, trilloje e njollose ate levizje, personazhet e saj, studentet, masen e njerrezve, qe u ngriten e luftuan per demokraci dhe autori i ligjit “anti shpifje” gezohet ne heshtje, ndersa con ne gjyq edhe nje gazetar, qofte per nje metafore!!!
Ajo perdor terma si vandale, rrembyes, bandat e paguara te PD, huligane, me nje urrejtje gjak kerkuese ndaj nje levizje te tere, qe i solli vendit lirine, ashtu si dikur me Nenin 55 nxiste e duartrokiste kur denoheshin, vriteshin, terhiqeshin zvarre me urdhera te dale nga shtepia e saj, duke gjakosur vendin mbare.
A mundet te me thuhet cdo ndodhte ne Gjermani a Itali nqs autoret e krimeve do te dilnin nga erresira e ferrit e do te guxonin te publikonin te tilla pacavure per anti nazistet, anti fashistet, do te glorifikonin Hitlerin, Musolinin, vellezer siamenze keta me ate tonin, edhe pa pasur aty nje ligj “anti shpifje” si ky i Rames ketu?!
Mjafton vetem kjo per te kuptuar thelbin e mbrapshte te miratimit nga ky “Parlament” antikushtetues te atij “Ligji Rama”, selektivitetin e tij, qellimin e tij vetem per t’i mbyllur gojen nje populli te tere, duke i dhene ze “xhelateve” te djeshem a dishepujve te tyre te sotem.
O tempora, O mores!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME