Categories Lajme

PDK-ja nuk e pranon pagesën për hyrje në Prishtinë…

Sot, Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media, ku është diskutuar për gjendjen e transportit publik në kryeqytet dhe për idenë e vendosjes së taksës për hyrje ditore në Prishtinë. Dega e PDK-së në Prishtinë shprehu shqetësimin për paaftësinë menaxhuese të udhëheqjes komunale, e cila me papërgjegjësinë e saj e ka shndërruar kryeqytetin në një hapësirë kaotike pothuajse të pajtueshme. Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli tha se modeli i organizimit të  trafikut urban dhe transportit publik ka mbetur i tillë që nga koha e qeverisjes së Ismet Beqirit në Prishtinë, ndonëse Vetëvendosje në të dy fushatat zgjedhore kishe premtuar zgjidhje sipas modeleve të avancuara evropiane, e në fakt kjo u minimizua vetëm në blerjen me kredi të disa autobusëve.

“Margaritari i fundit i modelit qeverisës të VV-së, paralajmërimi për të vendosur taksën e hyrjes në Prishtinë për banorët e qyteteve të tjera, është një përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të mbledhur një grusht votash. As kaq nuk do të jetë efekti i saj, ngase Prishtina, është e prishtinasve, por është edhe kryeqendra e gjithë Kosovës, jo vetëm administrative, por edhe biznesore. Duke qëndruar në Prishtinë, banorët e qyteteve të tjera i lënë asaj dhe bizneseve të saj një përqindje të lartë fitimi”, tha ai. Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha konsideroi se taksa është hapi i fundit në menaxhimin e lëvizshmërisë brenda një qyteti atëherë kur të gjitha hallkat janë në funksion dhe qytetarët pa dallim kanë një mori alternativash dhe mundësish për të lëvizur në qytet dhe jashtë tij.

“Kur jemi tek mobiliteti dhe infrastruktura lirisht mund të themi se të gjitha rrugët shpiejnë në Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës sa ishte në pushtet në nivelin qendror ka realizuar një mori projektesh infrastrukturore në nivel vendi,  autostradat  si dhe zgjerimin dhe trajtimin e rrugëve regjionale që Prishtina të jetë e lidhur sa më mirë me të gjitha qytetet e tjera.”

“Midis shumë premtimeve të parealizuara nga qeverisja aktuale ajo ka përmendur mosrealizimin e rrugës A dështimin e krijimit të sistemit të integruar të biletave, moslirimin e studentëve nga pagesa dhe ndërtimin e një stacioni modern të autobusëve. Sipas saj, të thirresh në taksë për me pak makina e më pak ndotje në qytet e të ndërtosh parking me 700 njësi parkimi në qendër të qytetit është absurde. Shqetësim të njëjtë ka edhe për këmbësorët”. “Ecja në këmbë vazhdon të jetë mision i pamundur por edhe ajo me biçikletë. Krijimi i shtigjeve të reja për çiklistë në dëm të hapësirës, trotuarit për këmbësor siç është rasti tek ndërtesa e KEDS e tutje po ashtu tregon për qasje përjashtuese.”

PDK në Prishtinë konsideron që Prishtina nuk e duron më këso veprime ad-hoc dhe qasje përjashtuese të vazhdueshme varësisht nga agjendat e akterëve qeverisës.  “Mungesa e vizionit të të dy subjekteve qeverisëse deri tani e ka shndërruar Prishtinën në qytetin ku çdokush vjen të marrë atë që i takon dhe mundohet sa ma shpejtë të ikë nga ajo për shkak të zhurmës, ndotjes, presionit psikologjik e nervozës”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME