Categories Lajme

“Për 10 minuta jam në shtëpi, thuaj mamit të ma bëjë gati bukën”, xhaxhai i nxënësit të vrarë në Kosovë: Këto ishin fjalët e fundit që foli me të atin

Jakup Hamzaj, xhaxhai i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, tha ai kishte biseduar me babanë e tij vetëm 10 minuta para se të ndodhte rasti tragjik në Gllogjan. Ai tha se nxënësi i ndjerë kishte thënë babait të tij, se për 10 minuta arrin në shtëpi.

“Me të birin ka qenë 10 minuta para se me ndodhë rasti. Kanë biseduar, i ka thënë babë për dhjetë minuta thuaj mamit jam në shtëpi boma bukën se erdha”, tha ai, për “News 24”.

Pasi u vonua, xhaxhai i tij tha se babi e kishte thirrur sërish atë. Aty një vajzë sipas tij e ka marr telefonin dhe i ka treguar se janë gjuajtur me a rmë zjarri. “U vonu nja pesë minuta, kur janë bërë dhjetë u vonu. Ky e ka marrë telefonin dhe e ka thirr. I ka thënë ku je babë, edhe thotë nuk u përgjigjke.

Si nuk u përgjigj djali ky u streseve edhe dikush një vajzë apo një nxënës e ka marr telefonin e tij dhe e ka thirr vëllain. I ka thënë ejani se na kanë gjujt, na kanë plagos, ka të vrarë. Ka shkuar vetëm për momentin dhe në vend të ngjarjes ka shkuar i pari”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME