Categories Lajme

Për dy minuta socialistët mbyllin mbledhjen, rrëzohet dekreti i Metës për Teatrin Kombëtar

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku mazhoranca rrëzoi me votat e saj, dekretin e Presidentit Ilir Meta që kërkonte që Kuvendi ta rishqyrtonte ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kreu i komisionit, Shalsi tha se “beme gjykimin dhe ndryshimet qe i vleresuam te nevojshme. Jemi pro ndertimit te nje teatri te ri”.

Dekreti tani do t’i kalojë Kuvendit dhe futet automatikisht në rendin e ditës, mundet që sot, pasi seanca plenare nis në orën 10:00.

Sipas rregullores së Kuvendit, dekreti i Presidentit futet automatikisht në rendin e ditës dhe në kalendarin e punimeve.

“Në programin e punës së Kuvendit futen automatikisht dekretet e Presidentit  të Republikës për rishqyrtim ligjesh, emërime, për të cilat kërkohet pëlqimi i  Kuvendit, projektligje financiare ose ndryshimi i Buxhetit të Shtetit, shqyrtimi i  akteve normative me fuqinë e ligjit, propozimet për emërim dhe shkarkim  titullarësh të organeve që zgjidhen nga Kuvendi, mocionet e kërkuara,  projektligjet ose projektvendimet e mbartuara nga programi paraardhës, si dhe  çështjet që lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME