Categories Lajme, Showbiz

Tragjike/ Bie nga krahu i avionit teksa filmonte, këngëtari i njohur humb jetën

Një reper i njohur kanadez ka ndërruar jetë në British Columbia pasi u rrëzua nga krahu i një aeroplani gjatë filmimit të një videoje muzikore.
“Këngëtari 34-vjeçar i njohur me emrin e tij të skenës, Jon James në momentin kur ka ndodhur ngjarja po ecte në krahun e avionit të vogël Cessna, ndërkohë që avioni filloi një spirale në rënie ka dalë jashtë kontrollit të pilotit”, mësohet sipas deklaratave të menaxherit të reperit Ryan Desrochers, raporton lajmin media kanadeze “Global News”.
Vepra e fundit e këngëtarit përfshinte kryerjen e një marifeti në aeroplan që përfshinte rënie gjatë ecjes në krah. Ai ishte stërvitur intensivisht për këto manovrime , megjithatë, teksa Jon u zhvendos më tej në krahun e avionit, kjo bëri që Cessna e vogël të shkonte në një spirale në rënie të cilën sipas Desrochers, piloti nuk mundi t’a korrigjonte, ndërsa Jon nuk arriti dot të hapte parashutën e tij.
Më shumë se 250 njerëz në mbarë botën kanë vdekur në rrethana të tilla. Globe dhe Mail në Toronto raportuan se ekipi dhe piloti zbarkuan të sigurtë në tokë. Ndërkohë një faqe me emrin “GoFundMe” u krijua të hënën për të grumbulluar një shifër të caktuar parash për organizimin e një feste në kujtim të jetës së këngëtarit.
“Ai preku dhe ngriti kaq shumë njerëz me qëndrimin e tij të shkurtër këtu,” – thuhet në faqen GoFundMe. “Ai gjithashtu dokumentoi gjithçka që bëri pa pushim. Miqtë e tij të ngushtë dhe familja duan të bëjnë diçka të pabesueshme me atë pasuri që na ka lënë. Kjo është ajo që do të donte Jones më së shumti.”

Jon njihej gjithashtu si Mc Fee.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME