Categories Lajme

Për një tiroide të shëndetshme: Shtatë ushqime që përmbajnë jod

Jodi është një mineral i rëndësishëm që duhet të futet në organizëm çdo ditë nëpërmjet dietës. Ky mineral është i nevojshëm për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide dhe ndikon në prodhimin e hormoneve tiroide që luajnë një rol të rëndësishëm në të gjithë trupin.

Marrja e pamjaftueshme e jodit pengon prodhimin e sasive të mjaftueshme të hormoneve, ndërsa sasia e jodit mbi vlerën optimale ka një efekt bllokues në prodhimin e hormoneve.

Mungesa e jodit shkakton një gjendje të quajtur hipotiroidizëm. Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë lodhja, dobësia e muskujve dhe shtimi i menjëhershëm i peshës, fytyra e fryrë, dhimbja e kokës, përgjumja, humori depresiv, presioni i ulët i gjakut, humbja e flokëve dhe lëkura e thatë.

Për të parandaluar mungesën e jodit dhe për të ruajtur shëndetin e tiroides, është e rëndësishme të hani rregullisht ushqime që përmbajnë jod. Një i rritur duhet të konsumojë 150 mikrogramë jod në ditë dhe ja cilat janë ushqimet që përmbajnë këtë mineral të rëndësishëm.

Produktet e qumështit

Hulumtimet tregojnë se një filxhan qumësht plotëson gjysmën e nevojave tona ditore për jod dhe e njëjta gjë vlen edhe për kosin. Kur bëhet fjalë për djathrat.

Kripë e jodizuar

1/4 lugë çaji kripë të jodizuar përmban 71 mcg jod, që është gjysma e nevojës ditore të trupit për jod. Megjithatë, ai përmban edhe natrium, i cili mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e veshkave dhe presionin e gjakut, ndaj është e rëndësishme të keni kujdes me sasitë që merrni.

Tuna

Tuna përmban pak kalori, është e pasur me proteina, jod, kalium, hekur dhe vitaminë B. Tuna është një burim i mirë i acideve yndyrore omega 3, gjë që e bën atë një ushqim të shkëlqyer në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Vezët

Vezët janë një burim i madh i proteinave, yndyrave të shëndetshme dhe janë kombinimi perfekt i vitaminave dhe mineraleve. Jodi është në të verdhën e vezës.

Kumbullat e thata

Janë të pasura me fibra, vitamina K dhe A, kalium dhe hekur. Gjithashtu, kumbullat e thata janë një burim i shkëlqyer i jodit, kështu që shpesh rekomandohen për veganët për të kompensuar marrjen e jodit në trup.

Algat

Janë burim i mirë i antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve, përmbajnë pak kalori. Ato janë të pasura me jod dhe janë tre lloje: algat kombu, nori dhe ëakame. Ju mund t’i blini algat në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme.

Merluci

Është i ulët në yndyrë dhe kalori, i pasur me minerale dhe lëndë ushqyese, duke përfshirë jodin.

Interesant është fakti se jodizimi i kripës së tryezës u prezantua pikërisht për qëllimin e parandalimit të sëmundjeve të tiroides. Pse jodizoni vetëm kripën? Për shkak se përdorimi i kripës është i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, të gjithë e përdorin atë, teknologjia e jodizimit është e thjeshtë, shtimi i jodit nuk ndryshon ngjyrën, shijen apo erën e kripës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME