Categories Lajme

Plagosi me armë një person, ekstradohet nga Britania një shtetas shqiptar (EMRI)

Njoftimi i Policisë: Interpol Tirana Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.
Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME