Categories Lajme

Përbënin rrezik, 10 godina në Institutin e Kamzës do shemben. Bashkia e Tiranës ofron bonus qiraje për familjet

Dhjetë godina në Institutin e Kamzës do të demolohen pasi paraqesin rrezik për ata që strehohen atje.

Më konkretisht bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë si dhe dy godina të tjera ku strehohen studentë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme nga Këshilli Bashkiak i Tiranës i cili vendosi demolimin e tyre pasi paraqiten ndërtesa të paqëndrueshme.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se ashtu sikurse familjet që janë të strehuara aktualisht në këto 8 godina, do të marrin bonus qiraje nga Bashkia Tiranë.

“Bëhet fjalë për godina të superamortizuara, të ndërtuara nga vetë studentët me punë vullnetare. Pra dikush vinte për Inxhinieri, ose për Letërsi, apo në rastin atje, vinte për Hortikultorë apo për Veterinari, dhe ndërtonte vetë edhe konviktin. Kështu që i njëjti fat me shumë ndërtesa silikate dhe parafabrikate me punë vullnetare në Tiranë, është ideja e tyre. Kështu që ja ku është edhe prova që nuk po diskriminojmë njëri, një palë ose një tjetër, por shohim amortizimin e ndërtesës. Dhe në Institut Bujqësor të dhjeta janë të amortizuara, nuk ka nevojë të marrim rrezik fare. Për familjarët në 8 godina do trajtohen me bonusin e qirasë”, tha Veliaj.

Ndërkohë për dy konviktet studentore kam dhënë porosi që të bëhet i plotë rimbursimi, duke qenë se nuk ofrojmë këtë garanci dhe këtë siguri në godinat ekzistuese. Ai siguroi se studentët që jetojnë këtu do të kompensohen.

“Për dy konviktet studentore kam dhënë porosi që të bëhet i plotë rimbursimi, duke qenë se nuk ofrojmë këtë garanci dhe këtë siguri në godinat ekzistuese”, deklaroi Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME