Categories Lajme

Përdhunimi dhe vrasja e gazetares, policia ndalon një të dyshuar

Një i dyshuar është ndaluar për vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova. Trupi i Marinovës u gjet në një park në qytetin verior të Ruses, afër lumit Danub, të shtunën. Ajo ishte përdhunuar para se të vritej. Mediat raportojnë se burri ishte një qytetar i Rumanisë me pasaportë Moldave.

Marinova po hetonte korrupsionin që përfshiu monedhën e euros. 30 vjeçarja Viktoria Marinova, u gjet e vdekur me plagë të rënda në qytetin verior të Bullgarisë, shkruajnë mediat lokale. Trupi i saj u gjet i masakruar në publik, në një zonë afër lumit Danub, teksa policia konfirmoi arrestimin e të dyshuarit. Policia bullgare tha se ata kishin arrestuar një shtetas për 24 orë dhe po kontrollonin alibinë e tij.

“Ne kemi në paraburgim një person, alibinë e të cilit po e kontrollojmë, por për momentin nuk kemi një të dyshuar konkret dhe po punojmë me të,” tha Teodor Atanasov, kreu i policisë rajonale Ruse. Marinova kishte hetuar mashtrimin e supozuar në projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja, të lidhura me autoritetet dhe bizneset e mëdha ku edhe mbeti e vrarë.

Ndërsa ministri i Brendshëm Mlladen Marinov këmbënguli në një konferencë shtypi  se nuk kishte arsye për ta lidhur vrasjen e saj me punën në TV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME