Categories Lajme

Përdhunimi në Kavajë, 13-vjeçarja dëshmon 3 orë në gjykatë: Stafi pedagogjik e dinte

Rreth 200 minuta ka qenë dëshmia e vajzës 13 vjeçare nga Kavaja  në kuadër të hetimeve për përdhunimin e saj nga 8 djem adoleshentë. Sipas burimeve, e mitura ka dhenë të njëjtën dëshmi si parë.

Vajza 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë ka dëshmuar të shtunën për rreth 3 orë në Gjykatën e Durrësit, në kuadër të hetimeve të nisura për këtë çështje.  Burimet bëjnë me dije se e mitura i ka qëndruar dëshmisë së dhënë më parë për prokurorët, mbi bazë të të cilave 7 nga 8 të akuzuarit ndodhen në burg.

Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni të abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në strukturat e tjera shtetërore.

Dëshmia e vajzës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori. 

Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shantazhonin me një video intime.

Denoncimi kaloi në prokurorinë e Durrësit ku ka një seksion të çështjeve për të mitur. Më datë 30 prokuroria regjistroi procedimin penal.  Ndërsa, më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi i 7 prej tyre ndërsa i teti i dashuri i vajzës është ende në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME