Dy makina janë përfshirë nga flakët në Vlorë. Policia njofton se ngjarja është shënuar në lagjen “Pavarësia”. Mësohet se automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Njoftimi i policisë: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

