Foto ilustruese
Një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur pas një problemi në motor. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit. Për fat të mirë, nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

