Categories Lajme

Përfshihet nga flakët xhamia 350-vjeçare në Turqi

Xhamia historike, 350-vjeçare, Vanikoy në Stamboll, është përfshirë sot nga flakët. Ajo ndodhet në lagjen Çengelköy të rrethit Üsküdar në Stamboll dhe është mjaft e vizituar nga besimtarët dhe turistët.

Në një deklaratë pas ngjarjes, Guvernatori i Stambollit tha se zjarri shpërtheu rreth orës 13:30 pasdite. Kanë qenë vendasit ata që kanë njoftuar menjëherë brigadat e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Mediat turke shkruajnë se për shkak të strukturës prej druri, zjarri u përhap me shpejtësi dhe përpjekjet për të shuar zjarrin nuk patën sukses. Zjarrfikësit janë munduar të parandalojnë që zjarri të arrijë në një pyllin prapa xhamisë dhe shtëpitë afër saj.

Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi.Me vetëm një minare dhe një ballkon minareje, xhamia drejtkëndëshe ishte ndërtuar kryesisht me dru. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit  ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME