Categories Lajme

Përfundon pas 10 orësh dëshmia e Ramës, sherr edhe në minutat e fundit të Komisionit Hetimor

Përfundon pas dhjetë orësh seanca maratonë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit kryeministri Edi Rama.

Seanca është shoqëruar me debate të shumta, akuza e kundërakuza mes anëtarëve të komisionit dhe kryeministrit Rama.

Nuk kanë munguar debatet edhe në minutat e fundit mes Ramës kryetares Tabaku.

Tabaku: Ky Komisionin ka vijuar punën me seriozitet këto katër muaj. Si ka mundësi që çdo koncension të dyshimtë e mbroni me të gjitha atributet që ju jep posti i kryeministrit. Si ka mundësi që sulmi që keni përdorur edhe ndaj zonjave të opozitës dhe të opozitës dhe nuk ngrini pikëpyetje që ndoshta faji mund të jenë edhe në anën tjetër. Si ka mundësi që hija e dyshimit është vetëm tek ne edhe pse kemi këto tre kontrata dhe këto tre persona në kërkim.

Rama: Ju duhet të ballafaqoheni seriozisht…Koncensioni i Tiranës është investim privat , asnjë lek nga buxheti i shtetit.. Paguhet çdo njësi që çdo mbetjet atje. Nuk është 100 mln, por 86.9 i gjithë totali i parave që janë shpenzuar. Nëse ka pasur shkelje apo korrupsion janë çështje e SPAK,. Zonja Tabaku si është e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në 2047 për të vijuar të bëjë këto pagesa…Tirana, Vora, Durrësi, Kavaja të çojnë plehra atje…Me ça teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mnl dhe ja keni bërë shqiptarëve sikur u janë marrë atyre? Këto janë para që nuk i janë marrë askujt. Këtë më thoni ju mua…?Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri që është analfabetizëm politik…?

Tabaku: Nëse unë dhe PD paskemi këtë super propangandë dhe këto 430 mln euro nuk janë të sakta, nuk di çfarë të them. Përveç të sotmes ke koncensionuar edhe të ardhmen.

Rama: Ju jeni si parti një turp aritmetik… (Flasin të dy njëkohësisht) TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME