Categories Lajme

Përgjimet zbuluan bandën shqiptare të ‘skifterave’, si i plaçkisnin natën vilat

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh të specializuar në plaçkitjet e vilave. Policia arrestoi një grup shqiptarësh të përfshirë në vjedhjen dhe plaçkitjen e vilave në Italinë qendrore dhe veriore. Gjashtë shqiptarë përfunduan në pranga, kurse nëntë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Hajdutët vepronin kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës, nga Roma në qytetet e tjera të Italisë qendrore dhe veriore.

Ata shfrytëzonin momentet kur pronarët ishin në shtëpi dhe në disa raste, përveç parave dhe sendeve me vlerë, ata kanë marrë edhe çelësat e makinave të pronarëve të banesave dhe me makinat e tyre kanë ikuar dhe kanë kryer vjedhjet e tjera. Hetimet kishin nisur rreth një vit më parë kur policët kishin arritur në gjurmët e disa prej shqiptarëve të arrestuar sot, por të cilët kishin arritur të shpëtonin atëherë, pasi kishin kryer një vjedhje. Hetimet pasuese, të kryera me përgjime dhe ndjekje të personave që ishin në hetim, nxorën në pah ekzistencën e një grupi të strukturuar që sipas mediave italiane ishin profesionistë të vërtetë në fushën e vjedhjeve, të cilët mburreshin se fitonin më shumë se një milion euro. Për t’i shpëtuar policisë italiane dhe për të shmangur ndonjë dyshim, grabitësit gjithmonë merrnin një seri masash që i shtynin të pezullonin përkohësisht “aktivitetet kriminale” dhe ktheheshin në vendin e origjinës për të “qetësuar ujërat”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME