Categories Lajme

”Përgjimi” i të burgosurëve në burgjet e vendit (FOTO)

Me qindra kamera sigurie janë të vendosura në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve në Shqipëri. Pamjet që mund t’i shihni në fotogaleri i përkasin qendrave nga ku monitorohen burgjet shqiptare. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë se përmes investimeve që janë kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, janë arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

“Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin”, shprehet Gjonaj.

Ministrja sjell edhe shembujt e burgut “Jordan Misja” në Tiranë dhe burgut të Peqinit ku janë instaluar sisteme të reja për bllokimin e valëve telefonike në ambientet e brendshme, për të vazhduar edhe me burgjet e tjera shqiptare. “Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucionet”, thotë Gjonaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME