Categories Lajme

Përhapja e fruthit në vend, pediatrja Esmeralda Skuka jep këshillat e rëndësishme për prindërit

Mjekja pediatre, Esmeralda Skuka u shpreh gjatë një interviste për Televizionin Fax News se arsyeja e rasteve të shtuara të fruthit është mungesa e vaksinimit të fëmijëve.

Ajo shpjegoi se fruthi kalon në dy faza, në atë që ngjan me gripin për shkak se paraqet pothuajse të njëjtat simptoma, me temperatura të larta, dhimbje të kokës etj.

Faza e dytë sipas saj përfshin shenjat e skuqjes së lëkurës që fillojnë e  shfaqen fillimisht në gjymtyrë e më pas në gjithë trupin.

“Fruthi dallohet përmes provave laboratorike, në rastet kur ai paraqitet në një masë të përparuar nga ky virus fëmijët izolohen nëpër dhoma të izoluara që pengojnë trensmetimin e tij tek fëmijët e tjerë. Megithatë kemi një përqindje të mirë të vaksinimit pavarësisht se ka shumë prind që nuk pranojnë t’jua bëjnë pasi kanë ndrojtje ose neglizhencë”.

Mjekja asqaroi se ndryshe nga sa është artikuluar ndonjëherë, vaksinimi për fruthin nuk ka lidhje më sëmundjen e autizmi. Sipas saj, kjo ka qenë shpesh arsyeja që disa prindër kanë pretenduar në disa raste duke e përdorur këtë si justifikim për të mos vaksinuar fëmijët e tyre.

“Një fëmijë autik mund të konstatohet pas 6 mujorit të parë pasi vjen në jetë. Autizmi është më tepër një sëmundje gjenetike ndërsa fruthi është e trensmetueshme, infektive virale”, – tha ndër të tjera Esmeralda Skuka.

Ajo këshilloi prindërit që i çojnë fëmijët në çerdhe dhe që janë deri në 12 mujash duhet të vaksinohen në moshën 9 mjure sepse ata janë sipas saj të rrezikuar që të preken më shpejt duke qenë se janë nën shoqërinë e fëmijëve të tjerë që mund të jenë të prekur.

Sa i përket virusit AH1N1, Skuka u shpreh se prindërit duhet të kenë parasysh sa i përket këtij virusi që ti mbajnë në shtëpi fëmijët e tyre, pasi ky lloj virusi – tha ajo, kuptohet nga sjelljet e fëmijëve. “Duhet të qëndrojnë në ambjent normal, të bëhet ajrosja e shpeshtë e ambjentit ku qëndron fëmija, të shmangen temperaturat e nxehta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME