Categories Lajme

Përkeqësohet situata në spitale, rritet ndjeshëm numri i personave në terapi intensive

Situata e pandemisë në vendin tonë vijon të jetë ende  shqetësuese ku gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 3 vdekje dhe 151 raste të reja pozitive. Aktualisht situata në spitalet Covid ka pasur një përkeqësim të lehtë ku numri i pacientëve të shtruar është rritur me 5, numri i personave në terapi intensive ka pësuar një përkeqësim duke shkuar nga 13 në 21, ndërkohë që numri i personave të intubuar nuk ka ndryshuar nga 4 përgjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 prej tyre ndodhen në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Kujtojmë se ditën e djeshme në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtoheshin 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë ishin të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME