Disa persona janë përfshirë në një sherr masiv në zonën e Freskut në Tiranë, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur një person. Njëri prej të përfshirëve në konflikt u largua dhe shkoi të merrte një thikë. Por, teksa po kthehej, u rrëzua dhe dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht.
Në vendngjarje shkoi ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit. Ky i fundit, pasi ka marrë mjekim, nuk ka pranuar të shkojë në spital, thonë burimet për tvklan.al. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.
