Në vetëm dy ditë vendi u përball me dy fatkeqësi natyrore. Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë i shkallës rihter tronditi Tiranën dhe Durrësin, ndërsa paslëkundjet që vijuan kanë shkaktuar panik tek qytetarët.
Pas qetësisë së parë kryeqyteti kishte këtë pamje në orët e vona të ditës së hënë.
Ekspertët në fakt thotë se kryeqyteti nuk rrezikon nga dora e njeriut.
Sazan Guri: Këta po i nxjerrin të zinjtë e ullirit Tiranës. Ky doktor mortja që është këtu në të djathtë edhe ai i gjati që kishte ëndërr ta shkatërronte Tiranën. Nuk sheh më kryqin tani. Sheh atë mostrën që ka 10 vjet që ka zënë trotuarin dhe kalimtarët futen një herë në rrugë automobilistike, pastaj dalin prap në trotuar.
Me profesor Sazan Gurin prekëm disa prej pikave më delikate në kryeqytet. Por profesor Guri thotë se i gjithë kryeqyteti po bëhet i pajetueshëm.
Qendra e Tiranës po rrethohet me kullat shumëkatëshe thotë profesori.
Gropat e pallateve shumëkatëshe janë kudo, ndërsa aty nuk respektohen as kërkesat më minimale.
Dhe vendimet janë dramatike për qytetarët.
Megjithatë politika sipas tij ka ditur të blejë me para gjithë këtë ‘shëmti’ siç e konsideron professor Sazan Guri.
Ne shkuam edhe në vatrën më të nxehtë të debatit publik, pranë Teatrit Kombëtar.
Sazan Guri: Absolutisht nuk ka rrezik Teatri. Teatrin lëre vepër historike, lëre kujtesë, lëre frymë të një populli, lëre histori, lëre për atë që ai ka qenë.
Lëkundjet i lanë vendin përmbytjeve, e kjo për Sazan Gurin është përgjegjësi direkte e klasës politike.
