Një aksident ka ndodhur sot rreth orën 15:00 në Dimal, në zonën e quajtur “Parku i qytetit”.
Shtetasi M.M., i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip “Mercedes Benz”, është përplasur me mjetin tip “Golf”, ku udhëtonte shtetasi L.T., së bashku me dy fëmjijët e tij.
Si pasojë e përplasjes, dy fëmijët 12 dhe 8 vjeç kanë marrë lëndime të lehta dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e policisë kryen këqyrjen e vendit të aksidentit dhe veprimet hetimore në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit si dhe kanë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen drejtuesin e mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasin M.M.
