Tre makina janë përfshirë në një aksident me njëra-tjetrën në aksin rrugor Fier- Lushnje. Si pasojë e përplasjes së tyre, në këtë rrugë është krijuar 6 kilometra radhë automjetesh.
Radhë automjetesh janë shënuar ditën e sotme edhe përgjatë bregdetit të Vlorës. Mësohet se situata më e rënduar paraqitet në zonën e Ujit të Ftohtë.
Forcat e policisë ndodhen në terren për të neutralizuar qarkullimin e mjeteve.
