Categories Lajme

Përplasi çiftin dhe foshnjën, zbardhet dëshmia e Ajas Sulejmanit: Isha me 40 km/orë, nuk më mbajtën frenat, u largova sepse…

Ajas Sulejmani, 37-vjeçari i cili ditën e dielë përplasi çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe në rrugën e Kavajës teksa ishin duke kaluar vijat e bardha, ka deklaruar se ka qenë me shpejtësi rreth 40 km me orë dhe përpara semaforit ka tentuar që të frenonte.

Në dëshminë e dhënë Sulejmani ka thënë se nuk kishte qëllim të largohej nga vendi i aksidentit, por në makinë kishte dhe vajzën e tij 5-vjeçare, prandaj dhe u detyrua që të shkonte në spital.

“Sapo u bë i kuq kam nisur të frenoj, por nuk më mbajtën frenat. Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte dhe vajza ime e mitur u largova. Kisha dhe vajzën time pesë vjecare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”, ka thënë Sulejmani.

Prokuroria e Tiranës, do të kërkojë “Arrest me burg”, për Suulejmanin pasi ndaj tij janë ngritur kuzat për, shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë plagosjen e më shumë se dy personave, drejtim të autromjetit në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME