Categories Lajme

Përplasi me makinë 2-vjeçarin, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

2 persona në Tiranë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Një 18 vjeçar u arrestua pasi dje ka përplasur me makinë një të mitur 2 vjeçar. Ndërsa një 32 vjeçar u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– R. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 2 vjeç. Si pasojë 2-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– J. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Më datë 01.11.2023, rreth orës 20:40, në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar disa shtetas dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. S., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME