Categories Lajme

Përplasja Bullgari-Maqedoni, Varheyli: Po punojmë për zgjidhjen! Rama: Kemi plotësuar kushtet e BE

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varheyli gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama ka deklaruar se qershori do të jetë muaji ‘kritik’, përsa i përket vendimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

I pyetur rreth përplasjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Varheily tha se për këtë çështje po punohet fort pas kuintave që të gjendet një zgjidhje.

“Ky muaj është kritik, është qershori i këtyre vendimeve dhe po punojmë fort, në këto momente prapa kuintave, ne të gjejmë zgjidhje
Presidenca e BE është e angazhuar për të gjetur zgjidhje dhe e njëjta gjë vlen dhe për Këshillin e Europës.

Është shumë herët për të thëne seç do ndodhë, ne duam që kjo gjë të ndodhë”, tha Varheily.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së dhe se mbetet në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave të Evropës. Sipas tij kjo vendimmarrje po zvarritet për shkak të përplasjeve të brendshme të KiE-së.

“Ne e para, ka rëndësi që detyrat tona ti bëjmë plotësisht, sepse nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli, Parisi apo Haga, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë.

Detyrat e shtëpisë e integrimit në BE, janë rruga për të modernizuar shtetin tonë.

Janë rruga për ta bërë Shqipërinë Europiane në sistemin e Drejtësisë dhe të Institucioneve të Mirëqeverisjes dhe institucioneve demokratike.

Përsa kohë ne dhe KE, jo këtë vit dhe tani prej  tre vitesh na kanë thënë që detyrat i kemi bërë dhe i ka kërkuar KiE të pranojë rezultatin e detyrave dhe të hapë fazën tjetër të procesit… KiE ka patur arsyet e veta që nuk ka dhënë ende përgjigje. Ky është një rast tjetër për të mësuar europën dhe metodën e futjes në BE.

Deri kur vazhdon kjo histori? Kësaj pyetje s’po ja kërkojnë përgjigjen sot. Do të shikojmë do të ketë apo s’do ketë përgjigje. S’ka asnjë minutë humbje kohe nga ana jonë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME