Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, në disa rrugë të fshatrave në bashkinë Përrenjas ka pasur probleme. Bashkia Përrenjas në bashkëpunim me Administratorët e Njësive nëpërmjet Drejtorisë së Punëve Publike mori masa të menjëhereshme për normalizimin e situatës.
Puna u përqëndrua, sipas bashkisë, me ndërhyrjen në disa lagje të fshatrave të Njësisë Administrative Rrajcë dhe zhbllokimin e rrugëve të bllokuara si edhe monitorimin e sistemit të kullimit. Probleme ka pasur edhe në fshatin Shqiponjë Njësia Administrative Stravaj ku rrëshqitjet e tokës kanë bllokuar rrugën, për të cilën Punonjësit e Drejtorisë së Punëve Publike janë në terren duke vijuar punën për rihapjen e saj .
“Po ashtu, në këtë njësi po i jepet zgjidhje dëmtimit të ujësjellësit të fshatit Stranik si pasojë e rrëshqitjes së tokës”, njoftoi bashkia e Përrenjasit. Ndërkaq, bashkia Përrenjas është duke monitoruar situatën në vazhdimësi për t’i dhënë zgjidhje problemeve të krijuara.
