Synej në Bashkinë Kavajë, rregullisht e përmbytur për dy dekada e më shumë çdo dimër, sot është kështu, pavarësisht rreshjeve intensive që në kohë të tjera do ta kishin mbuluar me ujë – sepse vitet e fundit janë hapur 70km kanale, të cilat deri dje ishin bllokuar nga plehrat e njëzetë e kusur viteve.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama duke sjellë pamje nga fushat e kësaj zone dhe kanalet kulluese që kanë mundësuar mospërmbytjen e tokave. Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë krijuar probleme minimale edhe në zona më par♪7 problematike falë pastrimit dhe sistemimit të kanaleve kulluese.
