Categories Lajme

Përrenjas/ Përfundon investimi në fshatin Rrajcë, zona shndërrohet në lagje të qytetit

Në fshatin Rrajcë të bashkisë së Përrenjasit ka përfunduar asfaltimi i Unazës në një gjatësi prej 5 km, duke e shndërruar këtë zonë në një lagje të qytetit. Kryetari i bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba i shoqëruar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla inspektuam përfundimin e asfaltimin e këtij investimi.

“Investimi në këtë rrugë me një gjatësi 5 km, rreth e rrotull fshatit Rrajcë e shndërroi këtë zonë në një lagje të qytetit. Si një nga fshatrat më të mëdhenj të Përrenjasit, Rrajca e kishte të domosdoshëm këtë investim, i cili u bë i mundur nga qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe nën kujdesin e veçantë të Taulant Balla, pasi rruga e mëparshme po shkonte drejt shkatërrimit të plotë”, thotë kryetari i bashkisë së Përrenjasit.

Sipas tij, finalizimi i këtij projekti të rëndësishëm i ka dhënë zgjidhje një problematike të shfaqur prej kohësh. “Falë bashkëpunimit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ne arritëm t’u japim banorëve të Rrajcës një rrugë me parametra bashkëkohore, duke përfshirë sinjalistikën e nevojshme, duke përfshirë edhe aparaturat për zjarrëfikset në raste zjarri.

Investimet nga Qeveria Shqiptare në këtë fshat nuk kanë munguar. Këtë vit kemi shumë projekte që po finalizohen, por edhe të tjera që janë në vazhdim”. Belba ka lajmëruar se së shpejti përfundon edhe investimi në ujësjellësin Gurrat e Zeza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME