Categories Lajme

Taksa e sheshtë 9%/ Basha: Ja sa përfitojnë punonjësit e policisë, të shëndetësisë dhe arsimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se “me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve”.

Basha reagoi ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, i cili u shpreh se “infermierët në spitale, nëse zbatohet taksa e sheshtë 9% e propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha, secili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit”.

Ndërkohë, Basha solli disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.

Sipas tij, “plani ekonomi i PD-së me taksën e sheshtë 9% mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ruan fashën përjashtuese nga TAP për 30 mijë lekëshin e parë të të ardhurave, rrit fuqinë blerëse, nxit punësimin dhe inkurajon investitorët e brendshëm dhe të huaj”.

“Nëse paga është 40 mijë lekë të reja sot paguhet 13% ose 1300 lekë me PD-në nëse paga është 40 mijë lekë të reja do të paguhet 9 % ose 9 mijë lekë”, tha Basha.

Po ashtu, në një përllogaritje të pagës së 7 mijë punonjësve të Policisë së Shtetit me taksën e sheshtë 9%, çdo muaj do të paguajnë 1880 lekë më pak taksa.

“Edhe 23 mijë mësues në arsimin 9-vjeçar çdo muaj do të paguajnë 960 lekë më pak taksa; 7 mijë mësues në arsimin e mesëm do të paguajnë 1200 lekë më pak taksa; 6250 infermierë në spitale do të paguajnë 960 lekë më pak taksa; 6800 infermierë në qendrat shëndetësore do të paguajnë 620 lekë më pak taksa; 1500 sanitarë në spitale do të paguajnë 580 lekë më pak taksa; 500 shoferë të Urgjencës Kombëtare do të paguajnë 1460 lekë më pak taksa”, tha Basha.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME